VIDEO: Tundin flamurin e bardhë! 2 ushtarë ukrainas u dorëzohen rusëve

Dy ushtarë ukrainas u janë dorëzuar forcave ruse. Sipas pamjeve të mëposhtme duket i gjithë momenti kur dy ushtarët tundin flamurin e bardhë në shenjë paqe dhe u afrohen armiqëve me duart lart.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov foli për sulmin ushtarak të Rusisë në Ukrainë si një “operacion special” të enjten, por shmangu shumicën e pyetjeve mbi natyrën ose objektivat e tij në një telefonatë me gazetarët e huaj.

Zëdhënësi shtoi se pushtimi nuk ishte objektivi, duke i bërë jehonë pretendimeve të Presidentit Vladimir Putin në një fjalim televiziv më herët të enjten.

“Askush nuk po flet për okupim, në këtë skenar kjo fjalë nuk është e zbatueshme”, tha Peskov. “Ky është një operacion special. Nuk mendoj se është e nevojshme të shpjegoj asgjë këtu, sepse vetë Presidenti ka dhënë shpjegime shteruese.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT