Rusia do të sulmojë nga ajri, Ukraina e shqetësuar thirrje urgjente qytetarëve: Kërkoni strehë nëntokësore…

Ukraina është në gjendje lufte që rreth orës 4 të mëngjesit, moment kur nisi edhe agresioni nga Rusia.

Teksa autoritetet e Kievit, janë të vendosur dhe kanë paralajmëruar për një sulm ajror, të gjithë banorëve u kërkohet të kërkojnë strehimore nëntokësore.

Në media më herët trupat ajrore ruse kanë marrë kontrollin e aeroportit Antonov, i cili është rreth 25 milje larg nga qendra e Kievit.

Kujtojmë se në fjalën e tij ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba e ka akuzuar Putinin se po e zhyt Evropën në kohën e saj më të errët që nga fillimi i Luftës së Dytë Botërore në 1939 dhe u kërkoi aleatëve të Kievit që të godasin Rusinë me sanksione menjëherë.

Ukraina e paafrtë për tu mbrojtur i ka kërkuar ndihmë haptazi BE-së dhe SHBA-së./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT