Klitschko thirrje ukrainasve: Mos dilni nga shtëpia në këtë orar

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko ka marrë vendimin për të shpallur shtetrreethimin në kryeqytetin e Ukrainës. Vendimi u mor pas sulmeve ruse në Ukrainë dhe se shtetrrethimi nis që nga ora 22:00, pra do të jetë gjatë natës.

Gjithashtu është bërë e ditur se transporti publik nuk do të i disponueshëm këto ditë. Stacionet e metrove do të shërbejnë si vendstrehime.

“Orari i shtetrrethimit është nga 22:00 deri në orën 7 të mëngjesit me orën lokale të vendit”. Lajmi është bërë i ditur nga një deklarate të shpërndarë në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“Transporti publik nuk do të funksionojë gjatë shtetrrethimit. Në të njëjtën kohë, stacionet e metrosë do të jenë të disponueshme si strehimore 24/7”, ka shkruar Klitschko.

“Ne i kërkojmë të gjithë banorëve të Kyivisë që të kthehen në shtëpi në kohë. Nëse keni nevojë të lëvizni nëpër qytet gjatë shtetrrethimit, duhet të keni dokumente identifikimi me vete”, shtoi ai

Ish-kampioni i boksit në peshat e rënda Vitali Klitschko, i cili tani është kryebashkiak i Kievit, foli më herët për BBC Radio 4 ëorld at One.

Ai thotë se njerëzit u tronditën kur dëgjuan shpërthime në qytet dhe po bën thirrje për unitet nga Perëndimi për të ndihmuar Ukrainën.

Është qëllimi ynë, është ëndrra jonë, të ndërtojmë një vend modern, demokratik dhe të jemi “pjesë e familjes europiane”, thotë ai.

Klitschko thotë se ushtria ruse është një nga më të mëdhatë në botë dhe ai pranon se do të jetë një luftë e vështirë, por ai thotë se ukrainasve nuk u pëlqen agresioni rus dhe ata do të “luftojnë për të ardhmen tonë, duke luftuar për fëmijët tanë”.

“Unë nuk kam frikë për mua, unë jam një luftëtar”, thotë ai – por ai pranon se është i shqetësuar për tre milionë njerëzit për të cilët ai është përgjegjës që jetojnë në Kiev.

Kur u pyet se çfarë do t’i thoshte popullit rus? Ai përgjigjet se çdo luftë sjell gjak, vdekje dhe paaftësi dhe pyetje nëse ata kanë nevojë për këtë së bashku me sanksionet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT