VIDEO: Forcat famëkeqe ÇEÇENE hyjnë në Ukrainë

Një autokolonë me forcat ushtarake të Çeçenisë raportohet se ka hyrë brenda territorit të Ukrainës.

Video që po qarkullon në internet tregon autoblindat me trupat famëkeqe çeçene, të cilat raportohet se janë përfshirë në luftime në lindje të vendit.

Presidenti çeçen, Ramzan Kadyrov, një nga aleatët më besnikë të presidentit rus Vladimir Putin, deklaroi se do ta mbështesë me trupa ushtarake.

Raportohet se janë tre batalione “vullnetare” çeçene duke luftuar aktualisht në Ukrainë, pjesa më e madhe e të cilëve janë të përbërë me veteranë nga dy luftërat e para çeçene.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT