Forcat ruse marrin nën kontroll centralin e Çernobilit, hapin Kanalin e Krimesë

Centrali bërthamor i Çernobilit ka rënë nën kontrollin e forcave ushtarake ruse. Lajmin e ka bërë me dije këshilltari i Presidencës ukrainase Mykhailo Podolyak.

“Është e pamundur të thuhet se termocentrali bërthamor i Çernobilit është i sigurt pas një sulmi krejtësisht të pakuptimtë nga rusët. Ky është një nga kërcënimet më serioze në Europë sot”, tha Podolyak.

Në videon parë pas pushtimit, dallohen tanke dhe ushtarë rusë të stacionuar në centralin e Çernobili. Video është bërë virale në rrjetet sociale dhe është konfirmuar nga ana e BBC-së.

Po gjatë ditës së sotme, forcat ruse kanë arritur të hapin Kanalin e Krimesë që mundëson furnizimin me ujë të gadishullit. Ky kanal qëndronte i bllokuar që prej aneksimit të Krimesë nga Rusia.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT