“Nuk kam në plan të flas me Putinin”, Joe Biden: Ai dëshiron të rithemelojë ish-Bashkimin Sovjetik

Presidenti amerikan Joe Biden u shpreh se nuk ka ndërmend të bisedojë me presidentin rus Vladimir Putin, pas sulmit që ky i fundit urdhëroi mbi Ukrainën. Ai u shpreh se agresioni i Putin kundër Ukrainës do t’i kushtojë shtrenjtë Rusisë.

Agresioni i Putinit kundër Ukrainës do të përfundojë duke i kushtuar shtrenjtë Rusisë ekonomikisht dhe strategjikisht. gjedhja e Putinit për të bërë një luftë krejtësisht të pajustifikueshme kundër Ukrainës do ta ketë lënë Rusinë më të dobët dhe pjesën tjetër të botës më të fortë”, tha Biden.

Sipas tij, Putin dëshiron të rithemelojë Bashkimin Sovjetik, teksa shtoi se sanksionet e vendosura do ta dobësojnë shumë Rusinë.

“Ai ka ambicie shumë më të mëdha se Ukraina. Ai në fakt dëshiron të rivendosë ish-Bashkimin Sovjetik. Për këtë bëhet fjalë. Dhe unë mendoj se ambiciet e tij janë krejtësisht në kundërshtim me vendin ku ka ardhur pjesa tjetër e botës. Ai do të duhet të bëjë një zgjedhje shumë, shumë të vështirë nëse do të vazhdojë të lëvizë drejt të qenit një fuqi e dorës së dytë apo, në fakt, të përgjigjet”, u shpreh Presidenti amerikan.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT