Antony Blinken jep ALARMIN: Kemi prova që tregojnë se Rusia synon të rrethojë dhe pushtojë Kievin

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, deklaroi se të gjitha provat që SHBA ka tregojnë se Rusia synon të rrethojë dhe pushtojë Kievin, duks shkaktuar viktima të tjera në Ukrainë.
Ai tha në takimin e posaëëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) se veprimet e Rusisë janë fyerje për demokracinë, pasi Putin për muaj të tërë deklaroi se nuk kishte asnjë qëllim për të pushtuar Ukrainën.
“Veprimet e Rusisë janë një fyerje për demokracinë, për të drejtat e njeriut, për mirësjelljen njerëzore. Për muaj të tërë, Rusia është përfshirë në pretendimin e diplomacisë, ndërsa këmbëngul se nuk kishte asnjë qëllim për të pushtuar Ukrainën. Kremlini gjatë gjithë kohës ka përgatitur këtë sulm gjakftohtë, përmasat e të cilit nuk janë parë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Anëtarët e kësaj organizate dhe i gjithë komuniteti ndërkombëtar tani e shohin qartë braktisjen dhe abdikimin e plotë të Rusisë nga angazhimet që ajo bëri ndaj botës – dhe ne nuk do ta harrojmë kurrë”, tha Blinken.