Rusët morën Çernobilin, ndërkombëtarët thirrje për kujdes nga objektet bërthamore

Trupat ruse kanë marrë kontrollin e Çernobilit në Ukrainë, ndërsa ndërkombëtarët bëjnë thirrje për kujdes maksimal në zonë për shkak të radioaktivitetit.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomatike kërkon përmbajtje maksimale për të mbrojtur objektet bërthamore në Ukrainë.

Thirrja për kujdes vjen pas lajmeve që forcat ruse morën kontrollin e Çernobilit. Deri tani në ish-objektin bërthamor nuk është raportuar për viktima apo shkatërrime.

Çernobili ndodhet në veri të Kievit dhe është pranë kufirit me Bjellorusinë, vendi ku në vitin 1986 shpërtheu reaktivi bërthamor.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT