Dita e dytë e pushtimit rus/ Si është situata në Ukrainë, viktimat, luftimet e ashpra rreth Kievit dhe zhvillimet e fundit

Ukraina është zgjuar sot në ditën e dytë të pushtimit rus. Shumë pak kanë fjetur, me bombardimet dhe sulmet raketore të Rusisë që kanë vazhduar gjithë natën, si dhe përplasjet e armatosura mes ushtarëve pushtues dhe ukrainasve.
Newsbomb.al ju sjell zhvillimet më të fundit në territorin e Ukrainës, kryesisht në kryeqytetin Kiev, i cili është objektivi i forcave ruse. Nëse po pyesni se ku po ndodhin përleshjet midis forcave ushtarake ukrainase dhe ruse, këto janë raportet nga mediat ndërkombëtare me korespondentët e tyre në terren:
- Luftimet në dukje janë intensifikuar në kryeqytetin e Kievit ndërsa forcat ruse përparojnë, me raporte për disa shpërthime, të shtëna me armë dhe sulme me raketa që u dëgjuan brenda ose rreth qytetit herët të premten në mëngjes.
- Një zyrtar i ministrisë së brendshme ukrainase pohoi se një avion rus është rrëzuar mbi lagjen Darnytskyi të Kievit, megjithëse këto raporte janë të pakonfirmuara.
- Luftimet po zhvillohen gjithashtu në një fushë ajrore në periferi të Kievit dhe mund të bëhet një trampolinë për ushtrinë ruse në Kiev nëse trupat e saj e marrin atë.
- Zëvendësministri i Mbrojtjes i Ukrainës thotë se forcat ruse mund të hyjnë në zonën jashtë Kievit më vonë sot
- Pas përleshjeve, forcat ruse kanë marrë kontrollin e ish-kompleksit bërthamor të Çernobilit në Ukrainën më veriore, afër kufirit me Bjellorusinë dhe vetëm 93 kilometra nga Kievi. SHBA thotë se ushtarët ukrainas po mbahen peng atje
- Që nga fillimi i pushtimit, Ukraina është përpjekur të shmangë pushtimin rus nga tre fronte të veçanta – veriu, jugu dhe lindja e vendit, ku luftimet kanë qenë ndër më të ashprat.
Reporterët e medias britanike BBC thonë se qielli i natës u ndriçua në Kiev nga shpërthime të tjera. Sirenat po bien ende ndërsa shtetrrethimi gjatë natës u hoq në orën 7:00 të mëngjesit me kohën lokale. Kievi nuk ka qenë një qytet që zgjohet – sepse pak kanë fjetur.
Deri tani raportohet se 137 civilë dhe ushtarë ukrainas janë vrarë në ditën e parë të pushtimit rus, transmeton newsbomb.al. Sulmet ndaj civilëve dhe blloqeve me apartamente banimi nuk kanë munguar dje dhe gjatë natës, edhe përse Rusia këmbëngul se po sulmon vetëm aeroportet dhe bazat ushtarake.
Një përmbledhje e të gjitha zhvillimeve më të fundit, nga dita e dytë e pushtimit rus të Ukrainës:
- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky sapo mbajti një fjalim kombëtar ku konfirmoi se sulme të shumta ruse goditën kryeqytetin Kiev dhe pjesë të tjera të vendit herët të premten në mëngjes.
- BBC thotë se ka parë pamjet dhe imazhet e shpërthimeve dhe ndërtesave të dëmtuara në Kiev, ku jetojnë 2.8 milionë njerëz. Banorët u zgjuan nga sirenat e sulmit ajror dhe u është thënë të strehohen në bunkerë.
- Rusia po intensifikon sulmin e saj në kryeqytetin ukrainas, pas përparimeve në qytetet ukrainase në lindje, veri dhe jug. Beteja janë në të gjithë vendin, me luftimet më të ashpra në rajonet e shkëputura lindore dhe gjithashtu në Kharkiv – qyteti i dytë më i madh.
- Ukraina thotë se të paktën 137 civilë dhe ushtarë u vranë dje – ditën e parë të pushtimit. 316 persona të tjerë janë plagosur.
- Midis tyre ishin 13 roje ukrainase që vdiqën duke mbrojtur një territor të vogël – Ishulli i Gjarpërinjve – në Detin e Zi. Audioja e fjalëve të tyre të fundit, sfiduese për një luftanije ruse është bërë virale
- BE, Australia dhe Japonia zbuluan sanksione të reja të premten që synojnë bankat, kompanitë dhe oligarkët rusë. Vendet perëndimore kanë premtuar gjithashtu ndihmë dhe furnizime ushtarake për forcat ukrainase
- Presidenti francez Emmanuel Macron tha se ai i telefonoi Vladimir Putin duke i kërkuar që t’i jepte fund sulmit dhe telefonata ishte “i sinqertë, e drejtpërdrejtë, e shpejtë”.

