Centrali famëkeq i Çernobilit/ Ukraina regjistron nivele të larta rrezatimi bërthamor, Rusia justifikohet: Po e mbrojmë

Agjencia bërthamore e Ukrainës ka ngritur shqetësimin ditën e sotme se po regjistronte nivele të rritura të rrezatimit nga zona bërthamore e Çernobilit.

Ekspertët në agjenci nuk dhanë nivele të sakta të rrezatimit, por thanë se ndryshimi ishte për shkak të lëvizjes së pajisjeve të rënda ushtarake në zone, duke ngritur pluhurin radioaktiv në ajër, raporton Reuters.

Këshilltarët presidencialë ndërkohë thanë se presidenti Volodymyr Zelenskiy ishte ende në kryeqytetin Kiev.

Trupat ruse uzurpuan centralin famëkeq bërthamor të enjten, kur edhe lufta ruse ne Ukraine nisi.

Luftimet kanë rritur frikën se mund të shkaktohet ndonjë katastrofë bërthamore e shkallës së gjerë, kanë thënë zyrtarët ukrainas. Në uzinën, e cila gjendet 130 kilometra në veri të Kievit, reaktori që dikur ka shpërthyer, tani është i mbuluar me strehë mbrojtëse për të parandaluar rrezatimin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT