“Ikni q*****”/ Rojet ukrainase refuzojnë të dorëzohen, vriten nga luftanijet ruse (VIDEO)

Rojet kufitare ukrainase që mbronin një ishull të Detit të Zi, postuan një video ku ofendonin një luftanije pushtuese ruse me fjalët “fuck yourself”. Kur iu kërkua të dorëzoheshin, ata u përgjigjën me këto fjalë dhe më pas u vranë kur luftanija hapi zjarr.

13 rojet u vendosën në ishullin e vogël por strategjik të ashtuquajtur të “gjarpërinjve” pranë kufirit juglindor të Ukrainës kur u afruan nga dy anije të enjten, sipas mediave ukrainase.

Rusët kontaktuan rojet dhe u identifikuan si një “anije luftarake ruse”, duke kërkuar që ukrainasit të dorëzoheshin ose përndryshe ata do të hapnin zjarr sipas audios së shkëmbimit.

“Kjo është një luftanije ruse, e përsëris. Ju sugjeroj të dorëzoni armët dhe të dorëzoheni, përndryshe do të hapim zjarr. A e kuptoni apo jo?”, i thanë rusët rojeve të kufirit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT