“Dy non grata të bërë bashkë”/ PD nxjerr VIDEO: Cili është pazari i takimit të Berishës me Dakon?

Partia Demokratike thotë se Sali Berisha dhe Vangjush Dako janë dy non grata, të cilët janë bërë bashkë për të shkatërruar Partinë Demokratike. PD ka publikuar një video me deklaratat e Berishës, ndërsa thotë se ai tashmë nuk e sulmon më Dakon.

“Non grata me Dakon e Durrësit po përpiqen të përfitojnë në kurriz të demokratëve. Të korruptuarit dhe non-gratat po mbajnë njëri-tjetrin kundër PD, kundër shqiptarëve. Këta nuk duan që Shqipëria të ndryshojë”, shkruan PD, ndërsa shtron pyetjen, se cili është pazari i takimit të tyre.

Kujtojmë që si Sali Berisha edhe Vangjush Dako edhe pse janë të shpallur non grata nga SHBA, janë aktiv në politike, duke u angazhuar edhe në fushatën për zgjedhjet e 6 marsit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT