Forcat ruse arrijnë në Kiev, Ukraina THIRRJE qytetarëve: Automjetet tona ushtarake kanë hyrë në qytet, bëni gjithçka për t’i rezistuar

Teksa forcat ruse kanë arritur në Kiev, automjetet ushtarake Ukrainase kanë hyrë në qytet për ta mbrojtur atë.

Ministria e Brendshme e Ukrainës, në një deklaratë të dhënë së fundmi ka bërë me dije se automjetet ushtarake ukrainase kanë hyrë në Kiev për ta mbrojtur atë nga afrimi i trupave ruse.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha më herët se qyteti kishte “hyrë në një fazë mbrojtëse”.

Qeveria po i bën thirrje popullit të Kievit që të bëjë gjithçka që mundet për t’i rezistuar trupave ruse, duke përfshirë prodhimin e koktejve molotov dhe marrjen e armëve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT