Vuçiç del kundër BE, mediat serbe: Hedh poshtë propozimin për sanksione ndaj Rusisë

Media serbe shkruajnë se anëtarët e Qeverisë së Serbisë, në seancën e djeshme ku present ishte dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, vendosën që të mos pranojnë propozimin e Bashkimit Evropian që të dënojnë Rusinë.
Siç raporton “nova.rs”, Serbia nuk e pranoi propozimin e BE-së për të dënuar të gjithë ata që rrezikojnë integritetin territorial të Ukrainës dhe nuk do të vendosë sanksione për Ukrainën.
Këtë qëndri Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duhet ta bëjë publike, pas një seance tjetër të Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe takimit me Patriarkun Porfirio, me të cilin do të diskutojë edhe për situatën në Ukrainë.