Rinisin sulmet, Putin nis diversionin, thirrje ushtarëve të Ukrainës: Dilni kundër qeverisë suaj, me ju negocioj

Forcat ushtarake ruse kanë nisur një sulm në Kiev. Sirenat e alarmit janë dhënë në kryeqytetin ukrainas. Ndërsa mësohet se presidenti rus Vladimir Putin ka dhënë një mesazh ndaj ushtarëve të Ukrainës.

Putin i thotë ushtrisë ukrainase që ta marrin pushtetin në duart e tyre. Pra presidenti rus kërkon që ushtria të dezertojë apo të bëjë një grusht shteti të ushtrisë ndaj qeverisë legjitime të Ukrainës.

Sipas mediave ruse, Putin sugjeron se do të ishte “më e lehtë” të negociosh me ushtrinë ukrainase sesa me politikanët në Kiev.

“Merrni pushtetin në duart tuaja!” tha presidenti rus, duke argumentuar se ushtria do të ishte një partner më i mirë negociues sesa “një tufë narkomanësh dhe neo-nazistësh”, të cilët ai pretendoi se “e kishin ngulitur veten në Kiev” dhe i kishin mbajtur njerëzit “peng”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT