KRAHASIMI I USHTRIVE/ Rusia ka më shumë se 4-fishin e ushtarëve të Ukrainës, në luftë dërgoi rreth 200 mijë

Ushtria ruse e armatosur rëndë po vijon sulmin e saj në Ukrainë, teksa po i afrohen me shpejtësi kryeqytetit, Kievit. Megjithëse ushtria ukrainase po përpiqet të kundërpërgjigjet, diferenca ushtarake mes dy shteteve është shumë e madhe.

Aftësitë ushtarake të këtyre dy kombeve kanë aq diferencë, sa presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky iu lut aleatëve të tij perëndimorë që të bëjnë më shumë sesa të vendosin sanksione  për të larguar trupat ruse nga toka ukrainase.

Shpenzimet e mbrojtjes

Vetëm dujke parë shpenzimet e të dy shteteve për ushtrinë, tregon mjaft qartë hendekun midis tyre. Ukraina shpenzoi 4.7 miliardë dollarë në vitin 2021, pak më shumë se një e dhjeta e 45.8 miliardë dollarëve të Rusisë me armë bërthamore, sipas raportit “The Military Balance” nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS), i botuar javën e kaluar.

Qeveria ruse filloi që prej vitit 2008 të modernizonte ushtrinë e saj, pasi lufta e shkurtër me Gjeorgjinë nxori në pah mungesa të shumta të pajisjeve, ndërkohë që armët e Ukrainës janë ende kryesisht nga epoka sovjetike.

Numri i ushtarëve

Rusia ka 900,000 personel aktiv në forcat e saj të armatosura, dhe 2 milionë rezervë, ndërsa Ukraina ka 196,000 dhe 900,000 rezervistë, megjithëse filloi të mërkurën të rekrutojë rezervistë të moshës 18-60 vjeç. Vetëm në forcat tokësore, Rusia ka një avantazh të dyfishtë, me 280,000 trupa ndaj 125,600 të Ukrainës. Dhe forca e saj ajrore është gati pesë herë më e fortë, me 165,000 nga 35,000 të Ukrainës. Përsa i përket numrit të trupave në këtë operacion ushtark, Rusia ka vendosur rreth 200 mijë trupa rreth Ukrainës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT