Shqipëria do të mirëpresë ukrainasit, Rama: Kjo është historia dhe pasuria jonë e madhe

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për median pas samitit të jashtëzaknoshëm të NATO, që ka dënuar sulmet e Rusisë në Ukrainë dhe i kanë kërkuar tërheqjen.
Rama ka bërë të ditur se Shqipëria do të mirëpresë refugjatët ukrainas, ashtu siç është edhe tradita.
“Ukraina është në një situatë tragjike. Ne do të mirëpresim njerëz nga Ukraina, kjo është historia jonë, kjo është pasuria që kemi detyrë që t’ia trashëfgojmë fëmijëve tanë si një nga pasuritë më të mëdha të kulturës së këtij kombi. Çështja e këtyre njerëzve do të jetë në vëmendje të të gjitha vendeve, e të gjitha vendet e krahut lindor janë shprehur hapur për ti mirëpritur. Pra nuk do të jenë 100 apo 200 mijë, seç janë përhapur fjalët”, tha Rama.
Deklarata
“Ne sot në samit kemi angazhuar dhe këtë e kanë bërë dhe vendet e tjera, jo si herën e parë për afganët e shkretë që i lanë rrugës, për të mikpritur dhe mirëpritur njerëzit, familjarët që largohen apo do të largohen nga Ukraina, gjë që për ne është e natyrshme që ta themi sepse kjo është historia jonë, këta jemi ne shqiptarë dhe kjo është pasuria që kemi detyrë tua trashëgojmë fëmijëve tanë si një nga pasuritë më të mëdha të kulturës morale të këtij vendi dhe kombi. Në këtë situatë dhe në këtë konflikt çështja e këtyre njerëzve do të jetë në vëmendje të shumë vendeve. Të gjitha vendet të krahut lindor janë shprehur hapur për këtë gjë. E dhashë këtë informacion për të shmangur çdo spekulim, do vijnë 200 mijë, 300 mijë. Nuk bëhet fjalë për shifra të tilla”.