Frikë për një luftë në Europë? NATO merr masa të forta dhe shton mbrojtjen në Lindje: 100 avionë luftarakë në veprim, anije e grupe sulmi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar pas mbledhjes së krerëve të qeverive se aleanca ka 100 avionë në gatishmëri të lartë, në 30 vende të ndryshme.
Ai thotë se blloku i sigurisë “tashmë ka forcuar mbrojtjen tonë” dhe se SHBA, Kanadaja dhe vendet evropiane kanë vendosur tashmë mijëra trupa në rajon.
Më shumë se 100 avionë luftarakë janë duke operuar tani në 30 lokacione mbrojtëse në Evropë, të shoqëruar nga më shumë se 120 anije dhe tre grupe sulmuesish, thotë Stoltenberg.
Ai thekson se forcat do të mbrojnë “çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s” dhe shton se do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për Ukrainën, si dhe kombet e tjera në rajon të kërcënuar nga Rusia – duke përfshirë Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Bosnjën.
Është e rëndësishme të theksohet se NATO e ka qenë tashmë shumë e qartë se nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë, e cila nuk është anëtare e Aleancës.
Ai sqaroi se Aleanca ka aktivizuar planet e veprimit ushtarak mbrojtës. Sipas tij, nuk ka vend për keqkuptime, pasi NATO do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s. Rusia do të “paguajë një çmim të rëndë për vitet në vijim” nga ky gabim i rëndë, vijoi Stoltenberg. “Ne jemi duke vendosur elemente forcash në tokë, det dhe ajër në përgjigje të pushtimit të Ukrainës”, tha ai. Shefi i NATO-s garantoi se do të bëhet ajo që duhet për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të aleancës. Stoltenberg sqaroi gjatë fjalës së tij se objektivat e Kremlin-it nuk kufizohen vetëm në Ukrainë.
“Ne shohim se forcat ukrainase po luftojnë me guxim dhe janë në gjendje të shkaktojnë dëme në forcat ruse”, tha ai. Retorika e Rusisë mes një pushtimi të plotë tregon fuqishëm një plan për të hequr qeverinë e zgjedhur në Kiev, shtoi ai. Për Stoltenberg nuk ka siguri në Evropë “pa një lidhje të fortë transatlantike”.