Stoltenberg: Putin e ka edhe me vendet që i janë bashkuar NATO-s pas vitit 1997

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha në një konferencë shtypi se “objektivat e Kremlinit nuk kufizohen vetëm në Ukrainë”.

Stoltenberg deklaroi se Presidenti rus Putin po kërkon që trupat e aleancës të tërhiqen nga vendet që iu bashkuan NATO-s pas vitit 1997dhe do të përdorë forcën për të arritur objektivat e saj.

Sipas Sekretarit të NATO-s, Rusia dhe Bjellorusia do të jenë përgjegjëse për situatën që është shkaktuar në Europë.

“Rusia nuk ka treguar aspak respekt për NATO-s dhe është Rusia ajo që nuk ka respektuar marrëveshjet e vendosura mes palëve”, tha ndër të tjera Stoltenberg.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT