Shtëpia e Bardhë konfirmon se SHBA do të sanksionojë Putinin dhe Lavrovin

“Shtetet e Bashkuara do t’i bashkohen Bashkimit Evropian për të sanksionuar drejtpërdrejt presidentin rus Vladimir Putin dhe ministrin e jashtëm rus Sergej Lavrov”, konfirmoi Shtëpia e Bardhë përmes një deklaratë.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se vendimi erdhi pas një telefonate midis Presidentit Biden dhe Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
“Shtetet e Bashkuara do t’u bashkohen atyre në sanksionimin e Presidentit Putin dhe Ministrit të Jashtëm Lavrov dhe anëtarëve të ekipit rus të sigurisë kombëtare,” u tha ajo gazetarëve, teksa shtoi se detajet më specifike do të njoftohen më vonë.
I pyetur se çfarë ndryshoi mes të premtes dhe të enjtes, kur Biden njoftoi një raund të ri sanksionesh që nuk përfshin Putinin, Psaki tha se opsioni “ka qenë në shqyrtim dhe në tryezë për disa kohë”.
“Pikëpamja e fortë dhe parimi i fortë i Presidentit që nga fillimi i këtij konflikti, madje edhe më parë duhet të them, ka qenë ndërmarrja e veprimeve dhe hapave në përputhje me partnerët tanë evropianë, dhe kjo sigurisht është dëshmi e kësaj”, tha Psaki.