Jeta e presidentit ukrainas në rrezik, SHBA i ofron ndihmë për evakuim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë ofruar ndihmë për evakuim nga Kievi presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy. Kjo për shkak se jeta e tij është në rrezik nga kërcënimet për jetën nga forcat ruse.
Por deri më tani, Zelenskiy ka refuzuar që të largohet nga vendi i tij, shkruan “Washington Post”. Presidenti ukrainas është zotuar që do të qëndrojë në Ukrainë, pavarësisht nga vetëdija se ai është “Armiku nr. 1” i Rusisë dhe numri 2, familja e tij.
Duke cituar zyrtarë amerikanë dhe ukrainas, “Washington Post” raportoi se agjencitë e inteligjencës amerikane, përfshirë drejtorin e CIA-s gjatë një vizite në Ukrainë në janar, e kishin paralajmëruar Zelenskiy për kërcënimin ndaj sigurisë së tij për disa javë.
Ai citoi zyrtarë që thanë se inteligjenca në atë kohë sugjeroi se ekipet ruse të goditjes mund të kenë qenë tashmë në Kiev.
“Ne e kemi bërë atë të vetëdijshëm jo vetëm për kërcënimin e pushtimit rus, tani një realitet, por edhe për kërcënimin ndaj tij personalisht,” tha Rep. Adam B. Schiff (D-Calif), kryetar i Komitetit të Inteligjencës, i cili shtoi: “Ne jemi të gatshëm ta ndihmojmë atë në çdo mënyrë”.