Mes frikës për luftë/ Kosova ngre bazë në kufi me Serbinë? Ja çfarë thotë policia

Policia e Kosovës  ka dalë me një deklaratë  pas raportimeve për ngritjen e një baze ushtarake  në Bërnjak.

Sipas Policisë, kjo bazë është ngritur për të  përmirësuar kushtet e punës për zyrtarët policorë atje, duke qenë se deri më tanë kanë punuar në kushte jo të mira.

“Këto veprime realizohen përmes njësiteve të ndryshme policore, andaj me qëllim të krijimit të hapësirave dhe kushteve më të mira për punë në ambientet policore, Policia e Kosovës në vazhdimësi planifikon përmirësimin e kushteve të punës dhe ngritjen e kapaciteteve logjistike.

Referuar nevojës së përmirësimit të kushteve të punës për zyrtarët policorë të kufirit në Bërnjak, të cilët kanë punuar në kushte jo të mira, sot Policia e Kosovës ka dërguar pajisje logjistike dhe kontejnerë, të cilat do të ju shërbejnë zyrtarëve policorë të policisë kufitare për kryerjen e detyrave policore, në interes të ofrimit të sigurisë për qytetarët dhe sigurisë publike”, thuhet në deklaratë.

Bërnjak ndodhet në kufirin verior të Kosovës . Policia nisi ndërtimin e kësaj baze mëngjesin e sotëm. Teksa Rusia vijon sulmet për pushtimin e Ukrainës, në Ballkan janë rritur shqetësimet për mundësinë që Serbia të ndërmarrë sulme ndaj Kosovës.

Deklarata e plotë:

Policia e Kosovës, bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore çdo herë ndërmerr veprimet e nevojshme policore për ofrimin e sigurisë si dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në nivel vendi.

Këto veprime realizohen përmes njësiteve të ndryshme policore, andaj me qëllim të krijimit të hapësirave dhe kushteve më të mira për punë në ambientet policore, Policia e Kosovës në vazhdimësi planifikon përmirësimin e kushteve të punës dhe ngritjen e kapaciteteve logjistike.

Referuar nevojës së përmirësimit të kushteve të punës për zyrtarët policorë të kufirit në Bërnjak, të cilët kanë punuar në kushte jo të mira, sot Policia e Kosovës ka dërguar pajisje logjistike dhe kontejnerë, të cilat do të ju shërbejnë zyrtarëve policorë të policisë kufitare për kryerjen e detyrave policore, në interes të ofrimit të sigurisë për qytetarët dhe sigurisë publike.

Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj në realizimin e detyrave policore në shërbim të qytetarëve dhe vendit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT