Të dhënat zyrtare/ Ja taktika që po përdor Rusia, situata e luftimeve gjatë ditës së tretë në Ukrainë,

Ushtria ruse vijon sulmet në ditën e tretë të pushtimit në Ukrainë, duke sulmuar në disa qytete.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ukraina, luftimet vazhdojnë në pjesën lindore të vendit dhe në veri të Kievit, teksa trupat ruse kanë sulmuar nga ajri në rajonet e Sumyt, Poltavës dhe Mariupolit.

Ofensiva vijon dhe nga Deti i Zi, nga ku janë lëshuar raketa nga mjete lundruese në të gjithë Ukrainën.

Autoritetet ukrainase njoftojnë se ushtria ruse ka përdorur vazhdimisht avionë operacionalë dhe taktikë për të sulmuar në Odessa por dhe në aeroportet e vendit. E njëjta taktikë është përdorur dhe për sulmet e orëve të para të mëngjesit të sotëm në Kiev.

Ndër të tjera, autoritetet njoftojnë se përgjatë bregdetit në zonën e Koblevës, gjatë luftimeve u shkatërrua një gomone e cila kishte në bord 20 ushtarë rus. Deri më tani bilanci i humbjeve në ushtrinë ruse përllogaritet në 14 njësi, ku përfshihen helikopterë ushtarakë, tanke si dhe raketa të shkatërruara.

Ukraina pret sulme të tjera ajrore, duke qenë se rusët po përpiqen të kursejnë kohë, për të arritur një fitore të shpejtë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT