“Mijëra rusë të vrarë”/ Ukraina thirrje Kryqit të Kuq: Hajdeni merrni trupat

Diplomati ukrainas Olexander Scherba ka postuar në Twitter një thirrje të ministrit të Jashtëm të Ukrainës ndaj Kryqit të Kuq, për të marrë në dorëzim trupat e ushtarëve rus të vrarë gjatë dy ditëve të para të pushtimit.

Sipas Scherba, janë mijëra rusë të vrarë gjatë dy ditëve të para dhe se Kryqi i Kuq duhet të marrë masat.

Një ditë më parë, ushtria ukrainase raportoi se kishte vrarë të paktën 2 800 ushtarë rusë deri dje pasdite, ndërsa raportuan për 80 tanke të shkatërruar dhe qindra automjete të blinduara.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT