“Këta të mallkuar janë të zhytur deri në grykë”, Rama nga Dibra: Gjyqtarët e korruptuar duhet të ndalen

Kryeministri Rama, teksa ishte në një takim në Dibër me qytetarë, është ndalur tek një nga pyetjet e “Këshillimit Kombëtar”, e cila ka të bëjë më gjyqtarët e korruptuar.

Rama tha se qeveria është në dilemë për të vendosur ose jo pezullimin e këtyre gjyqtarëve që janë në proces verifikimi, deri në përfundim të hetimit ndaj tyre. Ai shtoi se me çfarë po na shohin sytë, këta gjyqtarë vijojnë aktivitetin e tyre pa u ndalur edhe pse janë në proces hetimi.

“Sot ligji është që nëse konstatohet shkeljet flagrante për këta nis hetim e në përfundim ata përjashtohen nga sistemi, por për sa kohe janë në hetim ata punojnë. Këtu pyetja që shtrohet është a duhen pezulluar automatikisht, pra jo të hiqen pa hetim por ti ndalohet e drejta e ushtrimit të detyrës deri kur të përfundojë hetimi e këtë ndalim të drejtës ta bëjnë këto institucione që e bëjnë sot.

Kjo çështje është diskutuar dhe kur është bërë reforma në drejtësi, ka pasur kundër e pro e në fund ka mbetur që nuk pezullohen nga detyra, por me çfarë po na shohin sytë e po na dëgjojnë veshët me këta që janë të mallkuar realisht, këta nuk ndalen. E për këtë arsye ne jemi në këtë dilemë ta marrim vendimin që këta të ndalen”, tha kryeministri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT