“Humbjet e Kremlinit janë më të mëdha nga çfarë pritej”/ Paralajmëron Inteligjenca britanike: Forcat ruse ndodhen vetëm 30 km larg qendrës së Kievit

Ministria Britanike e Mbrojtjes ka ngritur alarmin se pjesa më e madhe e forcave ruse, ndodhen vetëm 30 kilometra nga qendra e Kievit.

Në një njoftim , ajo paralajmëroi gjithashtu Rusinë se humbjet “ka të ngjarë të jenë të rënda dhe më të mëdha se sa pritej ose pranohej nga Kremlini”.

Sipas përditësimit të fundit të inteligjencës nga ministria, “Rusia ende nuk ka fituar kontrollin e hapësirës ajrore mbi Ukrainën, duke ulur ndjeshëm efektivitetin e Forcave Ajrore Ruse”.

“Forcat e Armatosura të Ukrainës vazhdojnë të bëjnë rezistencë të vendosur në të gjithë vendin.”– thuhej në njoftim.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u tha qytetarëve se kryeqyteti Kiev ishte ende nën kontrollin e tyre dhe “luftimet vazhdojnë”, në video-mesazhin e tij të fundit të shtunën.

Më herët u dëgjuan shpërthime në Ukrainë ndërsa Ministria e Brendshme e vendit paralajmëroi për “luftime aktive” në kryeqytet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT