Rrëzimi i nismës së Shqipërisë dhe SHBA-ve në OKB/ Xhaçka: Rusia është e vetme, ky sulm nuk mund të vazhdojë

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë Olta Xhaçka ka reaguar pas rrëzimit në Keshillin e Sigurimit të OKB, të rezolutës së bashkëhartuar nga Shqipëria dhe SHBA për agresionin në Ukrainë.

Ndër të tjera, Xhaçka thorë se ajo që po bën Rusia është e paligjshme, teksa u bën thirrje të gjithëve të qëndrojnë krah Ukrainës.

“Rusia mbeti e vetme dje në vendosjen e vetos ndaj rezolutës në Këshillin e Sigurimit të OKB ??, e cila bën thirrje për t’i dhënë fund agresionit kundër Ukrainës. 
Kjo që Rusia po bën është e paligjshme, është një sulm ndaj ligjit ndërkombëtar dhe rendit të bazuar në rregulla! Ky sulm nuk mund të vazhdojë, ndaj le të qëndrojmë të gjithë së bashku përkrah Ukrainës“, shkruan Xhaçka në Twitter.

80 vende anëtare të OKB bashkësponsorizuan rezolutën, ndërsa 11 nga 15 anëtarë të KS e votuan atë.

Ndër 5 anëtarët e përhershëm të KS, Rusia vendosi veton, Kina abstenoi.

Rrëzimi i nismës së Shqipërisë dhe SHBA-ve në OKB/Rrëzimi i nismës së Shqipërisë dhe SHBA-ve në OKB/

Back to top button
LAJMET E FUNDIT