VIDEO/ Nuk pyet për plumba, ushtari ukrainas me raketë në krah sulmon tanket ruse

Trupa ruse vijojnë të pësojnë humbje në Ukrainës edhe pse deri më tani shifrat nuk janë ende zyrtare.

Njoftohet se ukrainasit kanë raportuar se kanë eliminuar mijëra ushtarë rus dhe kanë shkatërruar qindra tanke e helikopterë.

Ushtarët ukrainas janë të vendosur që ta çojnë këtë luftë deri në fund për të larguar pushtuesin rus dhe të mbrojnë vendin e tyre.

Në një video të shpërndarë në rrjetetr sociale shihet se si një ushtar ukrainas mban në krah një raketë hedhës NLAW kundër tankeve të Rusisë. Pavarësisht se në zonë dëgjohen krisma armësh pa fund, ushtari ukrainas çan përpara me raketë në krah në kërkim të tankeve rus për t’i shkatërruar.

Sipas mediave ndërkombëtare, Rusia po pëson humbje të tanke dhe blinda për shkak të raketave anti-tank që Perëndimi furnizoi Ukrainën gjatë javëve të mëparshme. Të tilla janë NLAW britanike dhe “Javelin” të SHBA-ve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT