“Pasoja të rënda nëse pranoheni në NATO”/ Finlanda i përgjigjet Rusisë: Nuk trembemi, kemi ushtritnë më të mirë

Ambasadori i Finlandës në SHBA Mikko Hautala i është përgjigjur kërcënimeve të Rusisë nëse shteti nordik do t’i bashkohet NATO-s.
“Ne nuk trembemi për shkak të një deklarate, ne kemi një nga ushtritë më të mira në Evropë”- tha ambasadori Mikko Hautala për Fox News.
Ndërkohë kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se Finlanda dhe Suedia “do të përballen me disa pasoja ushtarake dhe politike” nëse bashkohen në NATO.
Ndër të tjera në fjalën e tij Hautala tha se Rusia po kërcënon Finlandën për NATO-n dhe kjo është diçka që ndodh me vite me radhë./ Gazeta Shqip