Luftime të ashpra për Kharkivin pas futjes së rusëve në qytet, pamjet e frikshme (VIDEO)

Luftime të ashpra po zhvillohen në rrugët e Kharkivit në Ukrainë, një orë pasoi forcat ruse kanë depërtuar në qendër të qytetit.

Nga disa pamje të shpërndara në mediat sociale, vihen re se si njësitë ruse po patrullojnë në qytet. Nga foto shihet gjithashtu se të paktën dy automjete ruse “Tigër” janë shkatërruar dhe janë përfshirë nga flakët në qytet.

Ndërkohë BBC raporton se ende nuk i ka verifikuar këto foto. Zyrtarët e Kharkiv paralajmëruar qytetarët këtë mëngjes që të qëndrojnë në vendstrehime dhe të mos dalin në rrugë, pasi forcat ukrainase do të eliminojnë armikun.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT