Zelensky refuzon bisedimet me Moskën në Bjellorusi: Ja shtetet ku mund të takohemi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se nuk pranon që të takohet me delegacionin rus në Minsk të Bjellorusisë, duke i propozuar vende të tjera takimi në kryeyqtetet e shteteve të tjera.
Rusia thotë se një delegacion ka mbërritur në Bjellorusi – gjoja për bisedime me Ukrainën. Por presidenti ukrainas Zelenskiy e ka refuzuar ofertën, duke thënë se bisedimet në Minsk mund të ishin të mundshme nëse Rusia nuk do të kishte sulmuar Ukrainën nga territori bjellorus.
Megjithatë, ai po e lë të hapur derën për negociata në vende të tjera. Ai tha: “Nëse nuk do të kishte pasur veprime agresive nga territori juaj, ne mund të bisedonim në Minsk… qytetet e tjera mund të përdoren si vend për bisedime.
“Sigurisht që ne duam paqe, duam të takohemi, duam që lufta të përfundojë. Varshavë (Poloni), Bratislavë(Sllovaki), Budapest (Hungari), Stamboll (Turqi), Baku (Azerbajxhan) – ua kemi ofruar rusëve. “Çdo qytet tjetër do të na përshtatet gjithashtu – në një vend, nga territori i të cilit nuk lëshohen raketa ndaj nesh. Vetëm kështu negociatat mund të jenë të ndershme dhe mund t’i japin fund luftës.”