Putin falënderon forcat speciale ruse, mesazhi që ka për luftën me Ukrainën

Presidenti rus Vladimir Putin ka falënderuar forcat speciale ruse duke deklaruar se ata po përmbushin heroikisht detyrën e tyre ushtarake në Ukrainë.

Në një fjalim televiziv që u publikua në faqen e internetit të Kremlinit, Putin përshëndeti shërbimin e tyre në emër të popullit të Rusisë dhe “atdheut tonë të madh”, theksoi ai.

“Dua të falënderoj komandën, personelin e Forcave të Operacioneve Speciale, veteranët e njësive të Forcave Speciale për besnikërinë e tyre ndaj betimit, për shërbimin e tyre të pa të meta në emër të popullit të Rusisë dhe atdheut tonë të madh”, tha udhëheqësi rus në një deklaratë të lëshuar nga Kremlini në Ditën e Forcave Speciale, të shënuar më 27 shkurt që nga viti 2015.

Ai e përfundoi mesazhin duke thënë “Uroj fat, suksese dhe gjithë të mirat për ju dhe më të dashurit tuaj”.

Presidenti rus veçoi ata që këto ditë “po përmbushin heroikisht detyrën e tyre ushtarake në realizimin e një operacioni special për të ofruar ndihmë për republikat popullore të Donbasit”.

Fjalimi i Putin ishte përgatitur në kuadër të ditës së forcave speciale të Rusisë, e cila mbahet më 27 shkurt që prej vitit 2015.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pretendon në mënyrë të përsëritur se forcat ruse nuk kanë nisur asnjë sulm në qytetet ukrainase, por kanë shënjestruar vetëm infrastrukturën ushtarake të vendit me goditje me precizion të lartë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT