Lukashenko bie dakort me Zelenskyn: Ukraina do të takohet me Rusinë, ja ku do të mbahet takimi

President i Bjellorusisë, Alexandër Lukashenko dhe president i Ukrainës, Vladimir Zelensky, kanë rënë dakort që delegacioni ukrainas do të takohet me rusët në kufirin ukrainas-bjellorusi, pranë lumit Pripyat.
Lukashenko mori përgjegjësinë për faktin se gjatë udhëtimit, negociatave dhe kthimit të delegacionit ukrainas , të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin e Bjellorusisë do të qëndrojnë në terren.
Më herët Zelensky refuzoi takimin në Bjellorusi duke thënë se ky do të ishte një opsion i mundshëm në rast se trupat ruse nuk do kishin hyrë në Ukrainë nga territori i Bjellorusisë