E FUNDIT/ Zelinski tregon bisedën me Lukashenkon: Arrihet një dialog dhe pa kushte paraprake. Ja ku do takohemi!

Presidenti ukrainas Vlodomir Zelinksi ka bërë të ditur rezultatet e bisedës së tij me presidentin bjellorus Lukashenko mbi konfliktin në Ukrainë dhe pushtimin rus ndaj vendit të tij.
Ai thotë se është përcaktuar vendi i takimit, por ushtria ruse e vendosur në territorin bjellorus nuk duhet të bëjë asnjë hap.

“Rezultati i bisedës me Alexander Lukashenko Ne kemi rënë dakord që delegacioni ukrainas të takohet me rusët pa kushte paraprake në kufirin ukrainas-bjellorusi, në zonën e lumit Pripyat. Alexander Lukashenko mori përgjegjësinë për faktin se në momentin e nisjes së negociatave dhe kthimit të delegacionit ukrainas, të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e vendosura në territorin Bjellorus do të qëndrojnë në terren”, shkruan në Facebook-un e tij Zelinski.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT