Protesta të shumta në të gjithë Rusinë, autoritetet arrestojnë më shumë se 4000 qytetarë që protestuan kundër luftës në Ukrainë

Autoritetet ruse kanë arrestuar gjithsej 4,124 persona për pjesëmarrje në protesta të paligjshme kundër luftës, raportoi faqja e pavarur e monitorimit, OVD-info. Vetëm ditën e sotme u arrestuan 1002 qytetarë në 44 qytete, 484 prej të cilëve vetëm në Moskë.
Sipas ligjit rus, demonstratat e mëdha kërkojnë që protestuesit të aplikojnë për një leje, e cila duhet të dorëzohet të paktënm 10 ditë përpara protestës.
Ata që protestojnë pa leje mund të përballen me gjoba të rënda ose me burgim. Komiteti Hetues i Rusisë paralajmëroi se pjesëmarrja në çdo protestë kundër luftës ishte e paligjshme. Ai gjithashtu tha se veprat penale mund të futeshin në dosjet kriminale të pjesëmarrësve, të cilat do të “linin gjurmë në të ardhmen e personit”.