Një tjetër shtet i bashkohet Rusisë në sulmin ndaj Ukrainës: Kemi informacione se do të na sulmojnë

Mediat e huaja raportojnë se Bjellorusia do t’i bashkohet Rusisë në sulmin ndaj Ukrainës.
Ish-ministri i mbrojtjes së Ukrainës, Andriy Zagorodnyk, ka thënë se Bjellorusia do ti shpallë luftë Ukrainës.
“Republika e Bjellorusisë ka shumë mundësi që t’i bashkohet luftës ruse kundër Ukrainës. Kemi informacione se trupat ajrore nga Republika e Bjellorusisë do të sulmojnë Ukrainën.
Ky është një zhvillim i tmerrshëm pasi përfshin një vend, i cili deri vonë ishte një mik i madh i Ukrainës, të cilin njerëzit e konsideronin gjithmonë Ukrainën si një komb vëllazëror. Ukraina dhe Bjellorusia nuk kanë qenë kurrë në luftë me njëra-tjetrën në historinë e tyre qindravjeçare.
Ne besojmë se arsyeja e vetme për këtë vendim ishte kërkesa personale e Presidentit të Rusisë , e cila varet plotësisht nga Putini në politikën e saj”, tha ai.