Shqipëria MBYLL hapësirën AJRORE për avionët RUSË, Xhaçka njofton SANKSIONET: Masa për 654 individë dhe 52 subjekte

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka njoftuar sot se Shqipëria i është bashkuar SHBA-së dhe BE-së në paketën e sanksioneve të ashpra ndaj Rusisë.

Xhaçka tha në një deklaratë për media, se nga dita e sotme, hapësira ajrore e Shqipërisë do të jetë e mbyllur për çdo avion rus, me përjashtim të rasteve humanitare.

Gjithashtu Shqipëria do të ndalojë një sërë eksportesh drejt Rusisë si nafta dhe produkte të teknologjisë.

Masat do të prekin 654 individë dhe 52 subjekte rusë, përfshi edhe sanksione personale ndaj presidentit rus Vladimir Putin dhe anëtarët e Dumës shtetërore ruse.

Në fushën e sportit, Xhaçka tha se Shqipëria do të ndërpresë çdo aktivitet me federatën ruse.

Pjesë nga deklarata e ministres Olta Xhaçka:

Në këtë përballje dramatike dhe epokale të kohës tonë, jemi krenarë që Shqipëria po luan një rol mjaft të rëndësishëm, edhe në fushën e diplomacisë. Që nga OSBE e deri në Këshillin e Sigurisë së OKB. Vendi ynë bashkë me SHBA propozoi një rezolutë që dënonte sulmin e Rusisë dhe i bënte thirrje të tërhiqej. Shqipëria pa asnjë hezitim i është bashkuar masave shtrënguese ndaj Rusisë, aktualisht qeveria shqiptare është duke hartuar këto masa

I jemi bashkuar sanksioneve individuale që bllokojnë asetet e presidentit rus, dhe anëtarët e Dumës shtetërore ruse. Në total këto masa do të zbatohen për 654 individë dhe 52 subjekte, përveç kësaj është vendosur edhe ndalimi i udhëtimit në territorin shqiptar. Sanksionet ekonomike përfshijnë masa kufizuese në financë teknologji, do të ndalohet shitja ose eksporti i mallrave si nafta. Do të vendosen kufizime në eksportet e teknologjisë. Krahas këtyre masave, në vijim të masave, hapësira ajrore e Republikës së Shqipërisë do të jetë e mbyllur për çdo avion rus, me përjashtim të rasteve kur kryhen për emergjenca shëndetësore. Shqipëria nuk do të marrë pjesë në asnjë aktivitet sportiv me federatën ruse, deri në dhënien fund të pushtimit të Ukrainës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT