Ndërpritet transmetimi i gjigantëve mediatikë rusë, BE: Russia Today dhe Sputnik po dezinformojnë!

Bashkimi Europian do të bllokojë dy agjencitë e mëdha mediatike të kontrolluar nga shteti rus, si kundërpërgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës.

Teksa njoftoi një sërë sanksionesh të reja, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tha se Russia Today dhe Sputnik “nuk do të jenë më në gjendje të përhapin gënjeshtrat e tyre, për të justifikuar luftën e Putinit”.

“Ne do të ndalojmë makinën mediatike të Kremlinit në BE. Kompanitë shtetërore Russia Today dhe Sputnik dhe filialet e tyre, nuk do të jenë më në gjendje të përhapin gënjeshtrat e tyre për të justifikuar luftën e Putinit.

Ne po zhvillojmë mjete për të ndaluar dezinformimin e tyre toksik dhe të dëmshëm në Evropë”, deklaroi Von der Leyen.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT