LAJMI FUNDIT/ Kievi, tërësisht i rrethuar nga rusët

Kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, aktualisht është i rrethuar nga të gjitha anët nga trupat ruse.
Kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko tha për Associated Press se për momentin nuk mund të bëjmë asgjë. Të gjitha daljet janë të bllokuara, ndërsa raportohet se nuk ka mundësi evakuimi për civilët.
“Të gjitha rrugët janë të bllokuara. Për momentin jemi të rrethuar”, tha ai.
Në qytet vazhdojnë të dëgjohen shpërthime të herë pas hershme, teksa banorët i pret një tjetër natë e vështirë nën kërcënimin e sulmeve ajrore.