Takimi në Bjellorusi, Zelensky: Po ju flas hapur, nuk kam shumë besim te bisedimet por…

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha në një deklaratë të shkurtër televizive se ai nuk pret shumë nga një takim midis delegacioneve ukrainase dhe ruse, takim që pritet të zhvillohet të hënën.
“Do të them sinqerisht, si gjithmonë: nuk besoj shumë në rezultatin e këtij takimi, por le të provojmë. Në mënyrë që asnjë qytetar i Ukrainës të mos ketë dyshim se unë, si president, nuk u përpoqa ta ndaloja luftën kur ekzistonte qoftë edhe një shans i vogël,”- tha Zelensky.
Bashkimi Evropian ka njoftuar se synon të fillojë dërgimin e armëve në Ukrainë, hera e parë në historinë e tij që ndërmerr një hap të tillë.
Po ashtu do të mbyllë hapësirën ajrore të BE-së për avionët rusë, do të kërkojë të ndalojë mediat shtetërore ruse në bllok dhe do të synojë aleaten ruse Bjellorusinë me sanksione, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.