S’dorëzohet Putin/ Çon qindra makina luftarake drejt kryeqytetit ukrainas pas dështimit në sulmin e parë

Rusia nuk ka ndërmend të tërhiqet në betejën për marrjen në zotërim të territoreve të Ukrainës, sidomos kryeqytetin e vendit, Kievin. Imazhet satelitore të marra sot treguan një dislokim të madh të trupave tokësore ruse që lëviznin në drejtim të kryeqytetit ukrainas Kiev nga afërsisht 40 milje (64 km) larg.
Imazhet e publikuara nga Maxar Technologies treguan një dislokim të përbërë nga qindra automjete ushtarake dhe që shtriheshin më shumë se 3.25 milje (5 km).
Ndërsa trupat ruse po i afrohen kryeqytetit ukrainas, kryebashkiaku i Kievit është i mbushur me krenari për shpirtin e qytetarëve të tij, por mbetet i shqetësuar për sa kohë mund të qëndrojnë.
Asnjë trup rus nuk është aktualisht në kryeqytet, tha kryebashkiaku Vitali Klitschko, por nëntë civilë, 18 luftëtarë dhe katër persona të paidentifikuar janë vrarë në Kiev që nga fillimi i luftimeve më 24 shkurt.
Një shtetrrethim i urdhëruar nga Klitschko filloi rreth perëndimit të diellit të shtunën dhe do të zgjatet deri të paktën në orën 8 të mëngjesit të së hënës. Përparimi i trupave ruse në qytet ka qenë më i ngadalshëm nga sa prisnin shumë ekspertë ushtarakë.