Ministria e Brendshme e Ukrainës bën bilancin: Janë vrarë 352 civilë, mes tyre 16 fëmijë

Ministria e Brendshme e Ukrainës ka njoftuar se deri më tani nga sulmet ruse janë vrarë 352 civilë, mes të cilëve edhe 16 fëmijë.
Ndërkohë, pas 4 ditësh luftime, janë plagosur 1684 persona, nga të cilët 116 janë fëmijë.
Pavarësisht se nesër do të zhvillohet një takim mes delegacionit ukrainas dhe atij rus, sulmet me raketa vijojnë ende në disa qytete të Ukrainës, ndëkrohë që ushtria ukrainase pritet të furnizohet me mjete ushtarake nga vendet e BE.