Ukraina padit Rusinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

Ukriana ka paditur Rusinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Lajmin e ka bërë të ditur Presidenti ukrainas Zelensky, i cili shprehet se Rusia duhet të mbajë përgjegjësi që ka tentuar të manipulojë opinionin, duke thënë se nuk po kryen gjenocid në Ukrainë.
AI thotë se kërkon një vendim urgjent që urdhëron Rusinë të ndërpresë aktivitetin ushtarak menjëherë, ndërkohë që pret që gjyqet të fillojnë javën e ardhshme.
“Ukraina ka paraqitur kërkesën e saj kundër Rusisë në GJND. Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për manipulimin e nocionit të gjenocidit për të justifikuar agresionin. Ne kërkojmë një vendim urgjent që urdhëron Rusinë të ndërpresë aktivitetin ushtarak tani dhe presim që gjyqet të fillojnë javën e ardhshme”, shkruan Zelensky.