“Ne nuk do të mbajmë anë”/ Presidenti i Brazilit “tallet” me Zelenskyn: Populli ukrainas ka lënë shpresat e tij në duart e një…

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka mbajtur të dielën një konferencë për shtyp ku është talluar me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke thënë se populli i Ukrainës i ka bazuar shpresat në duart e një komediani.

“Ne nuk do të mbajmë anë, ne do të vazhdojmë të jemi neutralë dhe do të ndihmojmë me çdo gjë që është e mundur”, tha Bolsonaro, i cili më pas shtoi: “Një pjesë e madhe e popullsisë së Ukrainës flet rusisht”.

Presidenti brazilian pretendoi se zhvilloi gjithashtu një diskutim dy orësh me Vladimir Putin të dielën, por Ministria e Jashtme e vendit më vonë sqaroi se ai i referohej vizitës së tij në Moskë në fillim të këtij muaji.

Kujtojmë se Bolsonaro ka refuzuar të dënojë pushtimin e Rusisë dhe të dielën tha se Brazili do të qëndrojë “neutral” në konflikt, duke shtuar se vendi i tij dhe Rusia janë “praktikisht kombe vëllezër”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT