Ministria ruse thirrjet ukrainasve: Largohuni nga Kievi, ja korridori

Ministria ruse e Mbrojtjes u ka bërë thirrje civilëve ukrainas që të evakuohen nga Kievi. Ata mund ta bëjnë këtë duke marrë autostradën drejt Vasilkov, një qytet që ndodhet 20 km në jugperëndim të kryeqytetit, tha në një deklaratë të hënën, duke shtuar, “Ky drejtim është i hapur dhe i sigurt”.
Ministria tha se Rusia “sulmon vetëm objekte ushtarake” dhe pretendoi se popullata civile nuk do të ishte në rrezik.
Thirrja erdhi të hënën ndërsa delegacionet ukrainase dhe ruse janë vendosur të fillojnë bisedimet e paqes në Bjellorusi. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një fjalim publik se ai kishte pritshmëri të ulëta për negociatat. Vendi i tij nuk ka ndërmend të dorëzohet, shtoi ai.
Kryetari i bashkisë së Kievit Vitali Klitschko i tha AP të dielën se qyteti ishte i rrethuar plotësisht nga trupat ruse, por u tërhoq nga pretendimi më vonë.