Ushtria ruse pushton një tjetër qytet ukrainas, merr kontrollin e Berdyanskut

Qyteti bregdetar jugor i Ukrainës, Berdyansk, është tani nën kontrollin rus. Lajmi konfirmohet nga kreybashkiaku i këtij qyteti.

“Trupat ruse kanë hyrë në qytet rreth orës 15:50 me orën lokale të së dielës dhe u panë duke lëvizur në qendër pak më vonë”, tha kryebashkiaku Alexander Svidlo në një video në Facebook.

“Ju dhe unë sapo kemi qenë dëshmitarë se si mjete të rënda ushtarake, ushtarë të armatosur hynë në qytet dhe filluan të lëvizin nëpër vendlindjen tonë. Deri para pak kohësh isha në ndërtesën e këshillit të qytetit, por së fundmi erdhën njerëz të armatosur, të cilët u identifikuan si ushtarakë rusë dhe thanë se të gjitha ndërtesat administrative ishin nën kontrollin e tyre dhe ata po merrnin në kontroll ndërtesën e këshillit të qytetit. Na u ofrua të vazhdojmë punën tonë, por nën kontrollin e njerëzve të armatosur”, tha ai.

Svidlo tha se e konsideronte të papranueshëm një propozim të tillë, kështu që i gjithë shtabi operativ u largua nga ndërtesa. Sipas tij, autoritetet lokale vazhdojnë të punojnë dhe të koordinojnë punën e shtabit operativ nga distanca.

“Ne të gjithë qëndrojmë në vend dhe vazhdojmë të punojmë për aq kohë sa të jetë e mundur. Por të gjithë duhet të kuptojmë se po ndodh një luftë. Nuk e di se si do të jetë nesër, por mendoj se sonte do të jetë shumë, shumë e vështirë. Prandaj u bëj thirrje të gjithë banorëve që të qëndrojnë të qetë dhe të qëndrojnë në strehimore.Mund të hamendësojmë se çfarë do të ndodhë nesër”, tha kryebashkiaku.

Qyteti në Detin e Zi përmban një bazë të vogël detare ku jetojnë rreth 100,000 ukrainas.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT