Bisedimet vazhdojnë, lufta nuk ndalet: Dhjetëra të vrarë në Kharkiv

Dhjetra të vrarë dhe qindra të plagosur në sulmet me raketa në Kharkiv, thotë ministria ukrainase
Dhjetëra njerëz janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur në sulmet me raketa nga forcat ruse në qytetin ukrainas të Kharkiv të hënën në mëngjes, tha ministria e brendshme e Ukrainës.

Këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës Anton Herashchenko tha në një postim në Facebook:

Kharkiv sapo është qëlluar masivisht nga gradat (raketat). Dhjetëra të vdekur dhe qindra të plagosur.

“E gjithë bota duhet ta shohë këtë tmerr! Vdekje pushtuesit!”

Në këtë fazë nuk është e mundur të thuhet saktësisht se sa civilë janë vrarë deri më tani. Shefja e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet, tha më herët sot se të paktën 102 civilë ishin vrarë, ndërsa 304 të tjerë u plagosën.

“Shumica e këtyre civilëve u vranë nga armë shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë lëshime, dhe sulmet ajrore. Shifrat reale, kam frikë, janë shumë më të larta,” tha Bachlet. Ndërkohë në Bjellorusi kanë nisur bisedimet mes dy delegacioneve ruse dhe ukrainase për të gjetur një paqe pas ditësh luftë. Ukraina që në kyre të herës ka kërkuar ndalimin e luftimeve dhe largimin e trupave përpara nisjes së negociatave.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT