VIDEO/ Droni turk ‘Bayraktar’ shkatërron kolonën ushtarake ruse 100 km në veriperëndim të Kievit

Ushtria ukrainase ka pretenduar sulme të suksesshme nga forcat e saj të dronëve të prodhuar nga Turqia kundër forcave ruse.

Një zyrtar ukrainas publikoi të dielën pamjet, që tregojnë një dron duke shkatërruar një sistem raketor rus, ndërsa pushtimi rus i Ukrainës vazhdon për të pestën ditë sot.

Valerii Zaluzhnyi, Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, tha se sulmi me dron ndodhi pranë qytetit Malyn, 100 kilometra në veriperëndim të Kievit.

Qeveria ukrainase filloi të marrë dronët Bayraktar TB2 nga Turqia vitin e kaluar.

“Bayraktar në punë. Forcat tona goditën një kolonë të trupave armike. Sistemi raketor rus në Zhitomir u shkatërrua. Frikësohuni, armiq! Nuk do të ketë paqe për ju në tokë”, raportojnë forcat ukrainase.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT