Çfarë po e ndalon Rusinë të pushtojë Ukrainën?

Mëngjesin e 24 shkurtit shumë menduan se pamja e trupave ruse në zemër të këtij kryeqytetit ukrainas ishte vetëm çështje kohe – numëruan dhe orët. Por forcat ukrainase po rezistojnë dhe forcat ruse thuhet se janë ende rreth 30 km nga qendra e qytetit.
Çdo ditë, më shumë trupa luftarake dhe armatime të rënda të vendosura përgjatë kufijve të Ukrainës lëvizin përpara në të gjitha drejtimet, por jo aq shpejt sa shumë e prisnin, dhe kjo është gjë shumë e mirë.
Është e vështirë të thuhet nëse nuk po “shkon sipas planit” sepse askush nuk e di se cili është plani i Presidentit Putin. Por ka raporte që thonë se karvanëve ruse po u mbaron karburanti, ushtarët kanë humbur vullnetin për të luftuar, ndërkohë që ukrainasit po luftojnë.
Si ushtarët ashtu edhe civilët, disa të armatosur vetëm me forcën e patriotizmit, janë në vijën e parë të sulmit.
Ekspertë të tjerë ndërkombëtarë thonë se Rusia ka dërguar në luftë trupa të papërgatitura, të rinj që nuk i kalojnë 20 vjeç. Shumica e tyre ose janë vrarë ose janë zënë rob dhe trajtohen në bazë të konventave të huaja.