FOTO: Europa ka bllokuar hapësirën ajrore, avionët rusë “i bien nga Kina”

Linjat ajrore ruse po detyrohen të marrin një udhëtim rreth e rrotull për në dhe nga enklava e Kaliningradit në Detin Baltik, pasi vendet e Bashkimit Evropian mbyllën hapësirën e tyre ajrore për avionët e Rusisë.
Kaliningrad, një tokë prej 15,000 km katrore që i përket Rusisë, ndodhet 300 km në perëndim të kontinentit dhe është vendosur midis vendeve balltike dhe anëtarëve të BE-së, Lituanisë dhe Polonisë.
Siç shihet dhe nga foto e “flightradar”, avionët rusë në vend që të fluturojnë direkt mbi Letoni dhe Lituani, tani janë të detyruar të fluturojnë në veri drejt Shën Petersburgut, pastaj rreth bregut të Balltikut.
BE-ja ka vendosur një ndalim të përgjithshëm të fluturimeve për avionët rusë, ka njoftuar dje shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Avionët rusë janë ndaluar gjithashtu nga hapësira ajrore e Mbretërisë së Bashkuar. Gjermania tha se ndalimi i saj do të zgjasë tre muaj.
Kufizimet në fluturime do të kërkojnë që linjat ajrore ruse të marrin rrugë qarkore, duke rezultuar në kohë më të gjata fluturimi. Linjat ajrore komerciale po shmangin gjithashtu hapësirën ajrore rreth Ukrainës, Moldavisë dhe Bjellorusisë pas pushtimit të Rusisë.
